Nuk është shumë e qartë nëse ish-bashkëshortët do të vazhdojnë të jenë partnerë në biznes. Ka zëra se Mauro Ikardi e ka hequr ish-gruan a tij, Uanda Narën, nga roli i agjentes së tij si futbollist, ndonëse nga Argjentina thonë se kjo mund të mos jetë e vërtetë. Një avokate, Ana Rozenfeld, hedh poshtë zërat se Uanda po merr komisione nga koha kur Mauro ishte tek Interi, dhe thotë se këto para mund të jenë të periudhës së kalimit të sulmuesit tek Paris SG. Tashmë, Ikardi luan për Gallatasarajin në Superligën e Turqisë, dhe mediat turke shkruajnë se Uanda nuk mund të marrë 1 milionë euro të caktuara si komision për agjenten.
Sfidanti.al