Biletat nuk gjenden në Paris, tifozët duan të shohin Uembanajamën para kalimit në NBA

Franca është e përfshirë nga një epidemi e re, që nuk është as gripi i dikurshëm spanjoll dhe as koronavirusi. E ka emrin “Uembamania” dhe është dëshira e flaktë e tifozëve në Paris për të parë sezonin e fundit në Europë të një ylli krejtësisht të ri të basketbollit, Viktor Uembanajamës. Djaloshi që është vetëm 18 vjeç e gjysmë, dhe me shtatlartësi jo edhe aq të natyrshme 2.20 metra, tërhoqi mbi 4 000 tifozë në Arenën pariziene në ndeshjen e ekipit të tij, Metropolitans 92 ndaj Bluasë (Blois). Edhe ish-kryeministri socialist, Lionel Zhospe (Jospin) i kërkoi një biletë presidentit të klubit. Uembanajama shënoi 17 pikë (7-10 në gjuajtje), me dy tripikësha nga 3 të provuara, me 7 topa në tabela e 5 bllokime gjuajtjesh në fitoren 113-88. Nuk është luajti tepër minuta dhe nuk është se u lodh shumë. Trajneri i tij, Vinsent Kole (Collet) thotë se Viktori do të dijë ta përballojë presionin edhe në NBA ku pritet të jetë një yll.

Sfidanti.al