Dy miqësore historike për Kombëtaren : një me Arabinë Saudite, mu në tokën ku futbollistëve nuk u lejohen taka të larta sepse “del naftë” dhe tjetra ,në nentor, me Armeninë në Tiranë . Përse i kemi quajtur historike këto miqësore? Janë historike nga brëndia ekonomike , mos u gënjeni nga pamja e jashtme. Ashtu siç na mëson edhe populli, në jetë do të japësh dhe do marrësh, edhe Kombëtarja po e vërteton më së miri. Në Arabi Saudite do të shkojmë për të fituar para, kurse kjo me Armeninë, na kujton leksionin se kemi dhënë “flori” për të blerë lumturinë e Europianit 2016-të..
Pse kaq padurim për ndeshjen miqësore me Arabinë Saudite? Do të fitokemi 500 mijë dollarë vetëm për 90 minuta dhe ky është çmimi më i lartë për një miqësore për çunat tanë kuqezi! Hallall që kemi shpikur një Kombëtare me “pasaportë false” sepse “yjet “ tanë nuk lejohen nga klubet dhe listëbërësit janë zhytur me kokë në Superligë, ndersa menexherët po fringëllojnë…
Punë e madhe se ndeshja nuk do të luhet në një datë të FIFA-s, kur flitet për 500 mijë dollarë në kohë krize, cili ekip i vogël ( përfaqësues) i një Federate të “madhe”, që ka shpenzuar mbi 10 milion euro vetëm për “pallatin mbretëror” (mega-zyrat), s’do të kërcente pupthi edhe me emra të sajur brenda natës…
Sfidanti.al