Është një media tepër e njohur, një nga “biblat” sportive në Francë dhe në Europë, por ndonjëherë edhe nuk bind. Kështu duket se po bën e përditshmja “L’Ekip”, ndërsa vazhdon linjën e krizës tek Paris SG. Sipas saj, presidenti Al Helaifi nuk ka raport të mirë me drejtorin sportiv, Luis Kampos, por si argumenta jep ngjarje që kanë ndodhur në të kaluarën, si psh. në 2019 kur të dy u përplasën në një Lilë-PSG, apo si për rastin e vitit 2021, kur u tha se Kamposi punoi që Mbapeja të shkonte tek Reali. Verën që kaloi ishte vetë Al Helaifi që e punësoi Kamposin, pra e kaluara nuk vlente më, ndërsa nëse mund të kenë mosmarrëveshje, kjo mund të ndodhë si pasojë e ndonjë gjëje që po ndodh tani.
Sfidanti.al