Çelsi luajti dje një ndeshje të Premier Ligës ndaj Uolvesit, që për ne shqiptarët do të mbetet e veçantë për golin e Armando Brojës, veçse klubi londinez e pati atë edhe si një respekt për Diego Kostën. Sulmuesi brazilian ishte protagonist i madh në “Stemford Brixh” duke fituar titullin në 2017 me ekipin e drejtuar nga Antonio Konte, por sezonin pasardhës raportet me teknikun u përkeqësuan dhe ai u largua. Shënuesi më i mirë i asaj skuadre nuk ia ka harruar Kontes historinë e keqe të përbashkët, dhe ia lëshoi “shigjetën”. Në intervistën pas ndeshjes, Kosta tha se “kurrë nuk kam pasur probleme me publikun (i cili e brohoriti fort), por problemi im ishte me atë trajner”.
Sfidanti.al