Kamberi, Bajrami, Asllani e Vrioni, sa shumë “nota pozitive” shqiptare nëpër Botë!

Florian Kamberi shënon golin e parë këtë sezon në Superligën e Zvicrës. Ish-sulmuesi i kombëtares, që shpreson të konsiderohet sërish si kuqezi, realizoi për Vinterturin në fitoren 3-1 arritur në fushën e Sionit, ekipit të ri të Mario Balotelit. Shqiptari 27-vjeçar, shënoi, ashtu si edhe sulmuesi italian. Vlerësim i lartë në Itali për Nedim Bajramin pas golit shumë të bukur, edhe pse jo vendimtar për Empolin ndaj Milanit ndaj Milanit. Mesfushori kuqezi, që barazoi përkohësisht rezultatin në 1-1, ishte më i miri në fushë për ekipin e tij me notën 7 nga “Eurosporti”.

Në Itali kanë lavdërime të mëdha edhe për Kristjan Asllanin pas paraqitjes në ndeshjen e Interit me Romën. Pavarësisht humbjes, mesfushori shqiptar ishte mjaft pozitiv dhe “La Gazeta delo Sport” shkruan se shqiptari është një nga arsyet për të pasur besim tek Interi, ashtu si edhe Dimarko e Karboni. Xhakomo Vrioni, ndërkaq, gjen golin në ligën profesioniste të SHBA-së. Sulmuesi i kombëtares, që nuk ishte këtë herë kuqezi, realizoi me penallti për ekipin e tij, Nju Inglënd Revolushën.

Sfidanti.al