Berat Gjimshiti mund të kthehet në fushë në 15 tetor

Për kombëtaren ishte i humbur këtë herë, ndërsa po ashtu vazhdon të mungojë për Atalantën, por gjithsesi koha e riaftësimit për mbrojtësin kuqezi po shkurtohet. Mediat në Itali shkruajnë se Berat Gjimshiti ka shpresë të jetë në fushë në 15 tetor, për ndeshjen e Serisë A ndaj Sasuolos, në fushën e kësaj të fundit. Kjo do të thotë se qendërmbrojtësi 29-vjeçar nuk do të luajë dot në rifillimin e kampionatit italian ndaj Fiorentinës dhe Udinezes, por gjithsesi kjo është shumë më pak sesa 2 muaj kohë riaftësimi që i ishin përcaktuar fillimisht.

Sfidanti.al