Pasojat e Breksitit, Tomas Tuhelin mund ta dëbojnë nga Britania e Madhe!

Disa kohë më parë këto shqetësime nuk ekzistonin pasi vendi i rëndësishëm ishullor ishte anëtar i Bashkimit Europian. Gjithsesi, çdo gjë ndryshoi pasi u votua që Britania e Madhe të dilte nga Unioni, ndaj edhe qytetarët që kanë pasaportën e BE-së, jo domosdoshmërisht mund të kenë të njëjtat të drejta udhëtimi apo qendrimi si ata britanike. Në këtë hall është edhe Tomas Tuheli, pasi ai ka një vizë të caktuar pune, duke mos pasur pasaportë të Britanisë së Madhe. Sipas mediave në Londër, trajneri gjerman, i shkarkuar nga Çelsi, ka afat edhe 90 ditë përpara sesa të dëbohet, pra nëse do të ketë dëshirë, nuk do të mundë t’i festojë Krishtlindjet në këtë vend.

Sfidanti.al