E donte me çdo kusht Fiorentina? Nedim Bajrami mezi po luan tek Empoli!

Ndoshta është i shpërqëndruar, ndoshta klubi dhe trajneri i tij po hakmerren që deshi të largohej, por fakt është se Nedim Bajrami po luan pak për Empolin. Mesfushori 23-vjeçar i kombëtares shqiptare u diskutua gjatë verës për të kaluar tek Fiorentina (edhe pse disa media shkruan se trajneri Italiano nuk e kishte shumë me qejf), ndërsa këtë fillim sezoni ai nuk po aktivizohet rregullisht. Nëse vjet luajti në 35 ndeshje të Serisë A nga 38 gjithsej, pati mbi 2 000 minuta në dispozicion, shënoi 6 gola e shërbeu 5 asistë, këtë edicion ka vetëm 267 minuta në 5 ndeshje, që do të thotë rreth 54 minuta për ndeshje, ndërsa nuk ka shënuar asnjë gol. Bajrami u aktivizua vetëm në minutën e 66-të në barazimin 2-2 që toskanët morën në fushën e Salernitanës mbrëmjen e djeshme.

Sfidanti.al