Shtatë ekipe ndahen nga dy pikë, por në krye të Serisë A është Atalanta!

Trajneri Xhampiero Gasperini u ankua shumë gjatë verës, ndërsa e përsëriti edhe tani, duke thënë direkt dhe indirekt se nuk është i kënaqur me klubin që nuk e përforcoi ekipin sa duhet. Bergamaskët kanë qenë këta vjet “hirushe” në Serinë A dhe në Champions, por ekipi u duk i dobësuar aq më tepër që këtë sezon kanë zbritur një shkallë më poshtë, në Ligën e Europës. Për më tepër, u larguan Gosens, Papu Gomez, Frojler apo Iliçiç pa llogaritur të tjerë. Jo se nuk erdhën lojtarë, por nuk ishin të atij niveli që kërkoi Gasperini. i dëmtuar është mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti. Gjithsesi, kur kanë kaluar 5 javë nga Seria A, Atalanta e Bergamos është në vend të parë me 13 pikë, ndaj 11 të ndjekësve. Kjo pas fitores 2-0 në fushën e Monzës, falë golit të Hojlundit dhe autogolit të Marlonit. “Le t’i gëzohemi kryesimit dhe të shpresojmë që të zgjasë sa më shumë”, – thotë Gasperini. Pas bergamaskëve, në renditje janë 7 ekipe të cilët ndahen nga vetëm 2 pikë, pasi nga 11 kanë Napoli e Milani, nga 10 kanë Udineze, Roma e Torino, dhe 9 pikë kanë Juventusi e Interi.

Sfidanti.al