Gjithçka duket ashtu si vjet. Një skuadër po ia merr dorën garës për titull në Serinë A dhe kjo e ka emrin Milan. Fitorja në derbin ndaj Interit ishte vërtet e vështirë, 3-2, por e merituar dhe lavdërimet mediatike për kampionët në fuqi nuk munguan. “StërLeao, – titullon “La Gazeta delo Sport”, – shënon dy gola, jep një asist. Portieri Menja bën mrekulli.Djalli ngjitet në krye”. “Hosanatë” për yllin portugez 23-vjeç ishin të merituara dhe ai duket se ka arritur nivelet botërore. Trajneri Stefano Pioli flet për gjithë ekipin, jo thjesht për një emër. “E qartë që jam i lumtur për fitoren, – tha ai, – sidomos me një stadium të tillë është spektakolare. Duam t’u japim shumë kënaqësi tifozëve tanë, por edhe ata na ndihmojnë shumë. Kjo duket edhe në mënyrën sesi luajmë. Për 70 minuta më pëlqeu shumë skuadra ime, patëm guxim, personalitet, pjekur dhe zgjuarsi. Ne luftuam shumë”.
Sfidanti.al