Trajneri serb ka një nisje të vështirë të kampionatit në Itali, dhe Bolonja e tij ka marrë vetëm 2 pikë në 4 ndeshje. Nuk është fundi i botës, sepse ekipi nga Emilia-Romanja nuk është aspak duke jetuar kohët e tij më të lavdishme që i dhanë 7 tituj të Serisë A deri në 1964. Flasim për një Bolonjë shumë më modeste, dhe Sinisha Mihajloviç e ka të qartë se gjithçka mund të ndodhë, ndonëse ai e mbajti për dy sezone në elitë dhe duke pasur rezultate të mira. Gjithsesi, këtë nuk e kanë parasysh disa tifozë të egër e të skajshëm, të cilët nuk e kanë pasur problem të sulmojnë teknikun në rrjetet sociale, madje edhe për aspektin shëndetësor. Dihet se Mihajloviçi po lufton për herë të dytë me sëmundjen e leuçemisë, ndërsa e kaloi herën e parë. Vajza e tij, Viktorija, reagoi gjithashtu në rrjetet sociale duke fshikulluar këta tifozë të çoroditur, e duke i bërë thirrje që të mos e kalonin cakun.
Sfidanti.al