Shqiptarët shkëlqejnë në derbin e Zvicrës, Taulant Xhaka me dy asiste!

Nuk është sezoni më i mirë, por ishte një nga sfidat më të spikatura. Futbollistët shqiptarë ishin më të dalluarit në derbin e Zvicrës mes Zyrihut e Bazelit luajtur në javën e 6-të të Superligës. Ish-kampionët e Bazelit ia dolën të fitonin 4-2 dhe njëri nga më të mirët ishte ish-mesfushori i kombëtares shqiptare, Taulant Xhaka. Kapiteni 31-vjeçar dha dy asiste për golat, duke ekzekutuar dy goditje dënimi në pjesën e dytë. Fillimisht ai ndihmoi Amdunin për rezultatin 2-1 për miqtë, ndërsa më pas shërbeu për golin e realizuar nga lojtari tjetër shqiptar, Andi Zeqiri. Sulmuesi i përfaqësueses së Zvicrës, por me origjinë nga Kosova, ishte edhe autori i golit të parë të ndeshjes, që i dha Bazelit epërsinë e përkohshme 1-0. Ndërkaq, të dyja rrjetat e Zyrihut i shënuan lojtarë shqiptarë. Mbrojtësi i Kosovës, Mirlind Kryeziu siguroi barazimin e momentit, ndërsa rezultatin 2-4 e vulosi ish-mbrojtësi i Zvicrës, Blerim Xhemaili, që realizoi me penallti në minutën e tretë shtesë. Pavarësisht kontributit të shqiptarëve, Bazeli dhe Zyrihu janë dobët këtë sezon, në vendet e poshtme të Superligës së Zvicrës.

Sfidanti.al