Sa serioz është paralajmërimi i UEFA-s për financat e Paris SG?!

Dikur të gjithë qeshnin me “ultimatumet kineze për Tajvanin”, siç thuhej atëherë (sot, nuk qesh më njeri). Ishte e qartë se ushtria kineze në vitet 70-të apo 80-të nuk kishte mundësi ta kërcënonte ishullin, duke pasur parasysh flotën amerikane, dhe ndoshta kështu duken pozitat e UEFA-s në “betejën financiare” me Paris SG. Mediat shkruajnë se qeveria europiane e futbollit i ka dhënë një paralajmërim klubit francez për të vënë rregull në bilancin financiar, ndryshe do të ketë gjobë të madhe. PSG dihet se shpenzon pa fund, por deri tani nuk ka pasur asnjë ndëshkim, madje Al Helaifi ishte aleat i UEFA-s në betejën e ashpër ndaj Superligës Europiane të Realit, Barcelonës dhe Juventusit.

Sfidanti.al