Nuk ngjajnë qind për qind, por gjithsesi janë që të dy sulmues. Kristian Pulishiç dhe Armando Broja bëjnë pjesë në repartin ofensiv të Çelsit, por futbollisti amerikan duket se i ka orët të numëruara. Me trajnerin Tomas Tuhel nuk po luan rregullisht, ndërsa ishte më i vlerësuar nga Frenk Lampardi. Kjo bën që Pulishiçi të mendojë të largohet dhe Blutë e Londrës janë dakord me huazimin, jo me shitjen përfundimtare të kartonit. Çelsi e mori 23-vjeçarin nga Dortmundi në 2019 kundrejt gati 70 milionë eurove, ndërsa atë e kërkojnë Njukasëlli dhe Atletiko e Madridit. Nëse amerikani largohet, kjo do të thotë më pak konkurrencë për Armando Brojën, dhe sulmuesi shqiptar mund të ketë më shumë kohë për të luajtur.
Sfidanti.al