Yjet nuk duan të largohen? PSG i kërcënon me kategorinë e pestë!

Ka dorë të hekurt në Paris me trajnerin Kristof Galtie, presidentin Al Helaifi, dhe drejtorin sportiv, Kampos. Shtatë lojtarë duhet të largohen deri në 1 shtator nga ekipi, pasi nuk janë në planet e teknikut, dhe përderisa ata nuk kanë pranuar edhe sot e kësaj dite, plani i PSG-së është që t’i “internojë”. Futbollistët do të duhet të luajnë në kategorinë e pestë, në ekipin-satelit që Paris SG ka atje. Këta lojtarë janë Ikardi, Herrera (në foto), Kurzaua, Draksler, Rafinja, Kehrer dhe Geje.

Sfidanti.al