E dashura e Rajan Gigsit e akuzon uellsianin për dhunë të tmerrshme ndaj saj!

Ajo quhet Kejt Grenvil, është 36 vjeç, dhe ka qenë e dashura e legjendës së Uellsit dhe Man. Junajtidit. Sipas akuzave që ajo ka bërë në një intervistë 105-minutëshe në polici, ylli 48-vjeçar ka një anë të tmerrshme përveç aspektit të futbollistit të shkëlqyer që ishte në fushë. Zonja Grenvill e akuzon Gigsin se e ka goditur me laptop në kokë, e ka tërhequr zvarrë jashtë dhomës dhe e ka lënë në korridor të zhveshur, e ka ofenduar, e ka bërë të ndihet si psikopate, dhe ka kërcënuar që të botojë një video seksuale që kishin bërë gjatë lidhjes. Nuk dihet sesa të vërteta janë të gjitha këto, por dihet se Gigsi u ndaj nga ish-gruaja e tij,  Stejsi, e cila e akuzoi për tradhëti bashkëshortore. Edhe Kejti thotë se Rajani shkoi me 8 femra ndërsa ata ishin të lidhur, ndërsa e akuzon si manjak seksual.

Sfidanti.al