Çelsi më në fund e bën të buzëqeshë trajnerin Tuhel

Armando Broja nuk ishte ende pjesë e skuadrës, edhe sepse dëmtimi nuk e ka lejuar të kapë formën e tij normale, ndërsa shokët e tij tek Çelsi e bënë më në fund diçka të mirë. Blutë e Londrës fituan 3-1 në fushën e Udinezes, në miqësoren e fundit përpara fillimit të sezonit në Premier Ligë. Pas fitores së ngushtë ndaj Klub Amerikës, humbjes me penallti kundër Sharlotës dhe katastrofës 0-4 shkaktuar nga Arsenali, trajneri Tuhel ka më në fund diçka për të buzëqeshur. Ngolo Kante e Rahim Stërling shënuan në pjesën e parë, por Deulofeu ngushtoi shifrat për italianët. Anglezët dominuan pas pushimit duke krijuar disa raste dhe Mejzën Maunt realizoi golin e tretë, madje mund të kishte shënuar më shumë.

Sfidanti.al