Shokët që kishte në ekip si Nojeri apo Tomas Myleri e përcollën me mall, por jo kushdo ka një mendim shumë të mirë për sulmuesin nga Polonia. Largimi i tij nuk është pritur me ngrohtësi nga tifozët, qoftë edhe kur ndonjëri (a) prej tyre është modele e njohur dhe vajzë e bukur. Vanesa Hupenkoten, njëkohësisht edhe prezantuese televizive, e ka akuzuar Robert Levandovskin si “mosmirënjohës”. Çudia ka të bëjë me faktin se Vanesa është meksikane dhe jo gjermane, por gjithsesi qenka tifoze e Bajernit. Ajo theksoi në rrjetet sociale se “askush nuk është i pazëvendësueshëm, sidomos kur dëshiron të largohet”.
Sfidanti.al