Turi i Francës, a do të mundet Pogaçari të përmbysë Vingegardin?!

Danezi ia ka dalë të shkëputet në krye të “Grande Boucle”-s pasi fatkeqësia goditi skuadrën e çiklistit nga Sllovenia. Turi i Francës ka prej disa etapash një kryesues të ri, Jona Vingegardin, ndërsa Tadej Pogaçar ka mbetur 2’22” prapa, në vendin e dytë, sepse ekipi i tij UAE është përfshirë nga epidemia e Kovidit, dhe kampioni në fuqi i garës më të madhe çiklistike në botë nuk ka mbështetjen që duhet të kesh në një konkurrim kaq të ashpër. Mediat spanjolle thonë se kjo gjë nuk ka ndodhur kurrë në Tur që nga koha e Migel Indurainit, 5 herë kampion në Francë. Mbetet edhe një javë dhe do të ketë disa etapa të vështira, 3 prej të cilave do të jenë në Malet e Pirenejve. Do të shikohet nëse Pogaçar do t’ia dalë apo jo, ndërsa Vingegardi u rrëzua dhe dëmtoi shpatullën në etapën e djeshme.

Sfidanti.al