Barcelona kursen 8 milionë euro në vit me rinovimin e Dembelesë

Ende nuk ka ardhur ai moment, por duket shumë afër. Usman Dembele do të vazhdojë të jetë futbollist i Barcelonës, ndërsa ka pranuar të ulë rrogën me 40 për qind, për të qenë në nivelin e Ansu Fatiut. Sipas mediave spanjolle, sulmuesi francez sipas kontratës së mëparshme fitonte 20 milionë euro bruto në muaj, apo rreth 10 milionë euro neto, ndërsa tani do të fitojë 12 milionë euro bruto dhe 6 milionë euro neto. Kjo do të thotë se katalansit kursejnë 8 milionë euro në sezon, apo 16 milionë euro në dy vjet deri në 2024, aq sa mendohet të zgjasë akordi i ri. Nuk dihet sesa do të jetë klauzola e re e transferimit, por e para ishte 400 milionë euro, ndërsa vetë Barça shpenzoi 135 milionë euro për ta marrë francezin nga Dortmundi.

Sfidanti.al