Mane mendon se do t’i lerë pa punë senegalezët kur të nisë të luajë për Bajernin

Është një pretendim i madh, por më shumë një shprehje për të lënë gjurmë. Sadio Mane do të nisë pas pak javësh karrierën me Bajernin në Bundesligë, dhe në një intervistë të botuar pikërisht në faqen zyrtare të kampionatit gjerman thotë se “kur unë të luaj për Bajernin, askush nuk do të punojë në Senegal”. Me këtë që thotë Maneja, duhet të ndihemi me fat që në Gjermani zakonisht luhet të shtunën pasdite, apo në mesjavë në mbrëmje, ashtu si edhe në Champions, pra senegalezët nuk do të mbeten pa punë. Mane mendon se është një idhull që ndiqet maksimalisht në vendin e tij, pak a shumë si Mohamed Salahu në Egjipt.

Sfidanti.al