Në rast se shohim titujt e fituar, tre yjet e Golden Stejtit nuk janë aspak prapa Xhejmsit. Ata kanë nga 4 “unaza” të NBA-së, po aq sa legjenda e gjallë e basketbollit, por a mund të themi se ndonjëri prej tyre është në nivelin e 37-vjeçarit? Vështirë, dhe për këtë ka statistika që flasin qartë. Lebron Xhejmsi ka shënuar 7 631 pikë në të gjitha sfidat e tij në plej of, në të cilat ka luajtur 11 041 minuta në 266 ndeshje. Treshja Stefën Kërri-Klej Tompson-Drejmond Grin ka gjithsej 424 ndeshje me 15 444 minuta dhe 8 073 pikë! Lebroni ka kapur 2 391 topa në tabela ndaj 2 599 të kësaj tresheje, ndërsa ka shërbyer 1 919 asiste kundrejt 2 047 të Kërrit, Tompsonit dhe Grinit.
Sfidanti.al