Në të vërtetë e keqja është bërë, ndonëse në jetën e njeriut çdo gjë mund të jetë relative. Robert Levandovskit mesa duket i ka dalë inati i momentit me Bajernin dhe ka vendosur të zbusë tonet, siç bëri edhe në intervistën e fundit me të përditshmen gjermane “Bild”. “Sifoqoftë, unë kam ende një vit kontratë, – tha legjenda polake për “Bildin”, – për këtë arsye i kërkova klubit që të kishte sensin e mirë që të më lejonte të largohesha. Mendoj se në gjendjen e tanishme, zgjidhja më e mirë do të ishte që unë të ikja, aq më tepër që klubi do të përfitonte nga ana financiare. Nuk dua të bëj gjë me dhunë”. Ky është një tjetër Levandovski nga ai që deklaroi prerë se “karriera ime tek Bajerni ka përfunduar”. Kjo nuk do të thotë se ai do të qendrojë në Mynih, por që e ka kuptuar se ka vepruar gabim.
Sfidanti.al