Edhe “rekordet mbretërore” marrin fund, i ndodhi edhe Stef Kërrit

Prej gati 4 vjetësh nuk gabonte nga një distancë e tillë. Ylli i Golden Stejtit, Stefën Kërri, hyri në ndeshjen ndaj Bostonit me serinë më të gjatë të ndeshjeve me të paktën një gjuajtje për 3 pikë të realizuar. Kjo seri ishte 233 ndeshje dhe nisi pas 8 nëntorit 2018, kur për herë të fundit mbeti “thatë” ndaj Miluokit. Gjithsesi, seria-rekord e NBA-së mori fund pasi ai nuk shënoi asnjë nga 9 koshat e provuar tripikësh në ndeshjen e pestë finale për titull ndaj Bostonit. Kërri kishte edhe 133 ndeshje radhazi në plej of që shënonte të paktën një kosh 3-pikësh, dhe në 38 ndeshjet e fundit të plej ofit ai kishte shënuar më shumë se një kosh të tillë. “Për mua ka më shumë rëndësi fakti që ne jemi vetëm një ndeshje larg fitores së një tjetër titulli, – tha Stefi më pas, – kjo është gjëja më emocionuese. E dimë se nuk do të jetë e lehtë”.

Sfidanti.al