Sauthgejti nuk dëshiron të njëjtin gabim, kundër dokumentarit për femrat e Anglisë!

Nuk po flasim për ekipin kombëtar të vajzave, pra për “luaneshat”, pasi nuk ka asgjë të keqe të krijohet një film për to. Garet Sauthgejt, trajneri i ekipit kombëtar të meshkujve të Anglisë, është shqetësuar shumë nga një propozim televiziv për të krijuar një dokumentar lidhur me partneret e futbollistëve të tij në Kupën e Botës në Katar. Tekniku e di mirë se çfarë ka ndodhur në botërorët e kaluar, kur vëmendja u zhvendos aq shumë tek gratë dhe vajzat e lojtarëve, që në anglisht njihen me inicialet “WAGS”. Atmosfera e krijuar dëmtoi ekipe të Anglisë që kishin cilësi të mëdha dhe që dështuan në objektivin për të fituar trofeun, apo të paktën për të kapur finalen e gjysmëfinalen. Shpërqëndrimi ishte fatal. Me Sauthgejtin po ndodh ndryshe dhe jo më kot anglezët kanë më shumë sukses, ndaj edhe ai është i vendosur që një dokumentar i tillë të mos bëhet.

Sfidanti.al