Harri Kejn: Anglia mund ta fitojë Kupën e Botës!

Më në fund, ja një kapiten anglez që mendon siç bënin dikur Bobi Mur apo Bobi Çarlton. Për Harri Kejnin, Anglia mund ta fitojë këtë Kupë të Botës, që do të ishte e dyta në histori dhe e para pas 56 viteve. “Do të jetë shumë e vështirë, – thotë sulmuesi i Totenhemit, – presioni ndihet sidomos psikologjikisht, ndërsa fizikisht jam gjithmonë mirë. Gjithsesi, ne jemi mësuar tashmë. Vitet e fundit, Anglia po synon trofetë”. Me trajnerin Sauthgejt u arrit gjysmëfinalja e Kupës së Botës në Rusi në 2018, dhe finalja e Kampionatit Europian në “Uembli”. Ndoshta ka ardhur koha të hidhet edhe hapi i fundit.

Sfidanti.al