Policia e Parisit kërkon falje për finalen e Championsit, por akuzon Klopin!

Nuk deshën të dilnin “rruar, qethur”, pra donin që të kishin të drejtë të paktën për diçka. Drejtuesit e policisë së Parisit kërkuan falje për kaosin e krijuar në prag të finales së Championsit mes Liverpulit e Realit të Madridit, kur tifozët u vonuan për të hyrë në stadium dhe madje u sulmuan me gaz lotsjellës. Shefi i policisë ka pranuar përpara një komisioni parlamentar se operacioni për sigurimin e finales ishte një dështim, duke u kërkuar falje tifozëve. Gjithsesi, Didie Lajemen (Didier Lallement) kritikoi trajnerin e Liverpulit, Jurgen Klop, që kishte deklaruar para ndeshjes se ishte normale që tifozët pa biletë të vinin në kryeqytetin e Francës. Policia po ashtu informoi se në treg kishin dalë rreth 40 000 bileta false.

Sfidanti.al