Pas Pikesë, edhe Busketsi zemërohet publikisht me Laportën

Presidenti erdhi në pushtet me premtime të mëdha dhe duket se po punon për t’ia dalë. Barcelona e sotme e drejtuar nga Zhoan Laporta është një “kantier pune” që duket se do t’i shlyejë herët a vonë borxhet, veçse numri 1 ndonjëherë e ka “gjuhën tepër të gjatë”. Dihet se Lionel Mesi është i zemëruar me të, po ashtu Dembele, për të mos folur për ish-trajnerin Ronald Kuman. Kohët e fundit, pati ftohje edhe me njërin nga kapitenët, Gerard Pikenë, ndërsa kulmi duket se arriti me kapitenin tjetër, Sergio Buskets. Mesfushori nuk e ka pritur mirë aspak deklaratën publike të Laportës se futbollistët kryesorë të ekipit duhet të ulin rrogat dhe të japin më shumë rol udhëheqës në fushë. “Preferoj që klubi të m’i thotë gjërat në sy, jo që t’i marr vesh nga mediat”, – ishin fjalët e tij në konferencën për shtyp me kombëtaren e Spanjës.

Sfidanti.al