Kur edhe Valbuena thotë se Benzema meriton Topin e Artë!

Jemi në fillim qershori, por duket se gara ka marrë fund. Të paktën, derisa të ndodhë ndonjë mrekulli në Kupën e Botës në Katar dhe ndonjë Lionel Mesi apo Kilian Mbape të fitojë trofeun e FIFA-s, dhe të përmbysë gjithçka. Për momentin, fituesi virtual i Topir të Artë është Karim Benzema, sulmuesi i Realit të Madridit, që fitoi Championsin dhe La Ligën në Spanjës, si dhe Këpucën e Artë spanjolle dhe europiane. Edhe një nga armiqtë e tij (nëse mund të shprehemi kështu), Matjë Valbuena, pranon se Benzema e meriton. Të mos harrojmë se Valbuena e akuzoi sulmuesin francez për shantazh dhe se kjo çështje vazhdoi në gjyqe për disa vjet dhe e la Benzemanë jashtë kombëtares së Francës për shumë kohë. “Nuk do të ishte e ndershme të thoja se Benzemaja nuk e meriton Topin e Artë, – tha Valbuena, – e meriton. Unë mund të flas objektivisht kur vjen puna tek sporti. Nuk kam asnjë problem”.

Sfidanti.al