Me ardhjen e Erling Halandit, dhe duke qenë Rahim Stërlingu, Fil Fodeni dhe lojtarë të tjerë sulmues, duket se për brazilianin nuk do të ketë vend tek Mançester Siti. Mediat spanjolle dhe angleze shkruajnë se mes Gabriel Zhezusit dhe Pep Guardiolës ka një marrëveshje, sipas së cilës kartoni i tij duhet të vlerë 50 milionë euro. Klubi i Premier Ligës, në këtë mënyrë, do të ketë mundësi që të rikuperojë pjesën më të madhe të parave të shpenzuara për marrjen e Halandit nga Dortmundit. Gjithsesi, nuk është e qartë se ku do të shkojë sulmuesi i Brazilit. Atletiko e Madridit e hodhi poshtë shansin për ta marrë, ndërsa Reali e pëlqen, ndonëse flitet që madrilenët kërkojnë edhe Leaon. Në garë ka hyrë edhe Çelsi, dhe pritet konkurrencë e madhe për Zhezusin.
Sfidanti.al