Rasëll Uestbruk mbetet “bisha e pamposhtur” e basketbollit amerikan!

Ishte hera e 28-të që e arrinte këtë sezon. Rasëll Uustbruk duket si i pushtuar nga ndonjë xhind, ndërsa nuk di të ndalet në parketet e NBA-së. Ylli i Oklahomës realizoi një tjetër “tripëll dabëll”, dhe ndihmoi ekipin të arrinte një fitore bindëse ndaj Los Anxhelos Lejkërsit, me shifrat 110-93. Këtë herë, basketbollisti me numrin 0 nuk shënoi edhe aq shumë pikë, vetëm 17, por kapi 18 topa në tabela dhe shërbeu 17 pasime fituese. Ai shtoi edhe 3 vjedhje topash, dhe gjithçka e arriti në pak minuta.

Uestbruk është pranë Uilti Çembërlenit për “tripëll dabëllat” e një sezonit, me 28 të tillë ndaj 31 të yllit të madh të dikurshëm. Gjithsesi, kur kanë mbetur edhe 24 ndeshje në sezonin e rregullt, duket e vështirë që ai të barazojë rekordin e Oskar Robertsonit me 41 të tillë. Gjithsesi, mesatarja e Rasëllit vazhdon të mbetet “tripëll dabëll” për gjithë sezonin, kur kanë kaluar 58 ndeshje dhe kanë mbetur pra edhe 24.

Uestbruk ka 30.8 pikë për ndeshje, 10.6 topa në tabela, dhe 10.2 pasime për kosh. Me ndihmën edhe të lojtarëve të tjerë si Robertson, Adams apo Abrines, Oklahoma ruajti vendin e shtatë në Konferencën Perëndimore, ndërsa shpreson të jetë në pozicion sa më të mirë për plej ofin.

Sfidanti.al