Liverpuli shpreson të jetë i plotë në finalen e Championsit ndaj Realit

Tiago Alkantara ia doli të stërvitej dhe besohet se do të jetë më mirë fizikisht. Mesfushori katalanas mbetet në dyshim për finalen e madhe ndaj Realit të Madridit në Paris në Ligën e Kampionëve, ndonëse Mohamed Salah është i rikuperuar, ndërsa besohet se Van Dajk dhe Fabinjo gjithashtu do të mund të jenë të disponueshëm. Mesfushori brazilian mori pjesë në stërvitje ashtu si edhe Xho Gomez, ndaj dyshimi i vetëm është Tiago Alkantara. Të kuqtë do të kenë nevojë për të gjitha forcat për t’ia dalë ndaj Realit.

Sfidanti.al