Për Ibra thotë se ky është titulli më i dashur në karrierë?!

Ka një lumturi të veçantë, dhe ka një dedikim gjithashtu special. Zllatan Ibrahimoviç është në qiellin e shtatë me titullin e fituar me Milanin, ndërsa ka mbushur 40 vjeç dhe shpejt do të jetë 41. “Ky është titulli më i veçantë për mua, – thotë suedezi, – më i dashuri dhe lumturia më e madhe. Kur erdha këtu, premtova se do ta bëja Milanin sërish të madh. Shumë qeshën atëherë, por ne ia dolëm. Sakrifikuam shumë, por asgjë nuk është e pamundur. Kur erdha këtu, Milani ishte tjetër ekip dhe unë i ndihmova të rinjtë me mish e me shpirt. Titullin ia dedikoj Raiolës, pa të do të kisha shkuar tek Napoli”.

Në karrierën e tij të gjatë filluar si futbollist profesionist që në 1999 me Malmoen në Suedi, ai ka provuar suksese të shumta. Mbi 570 gola në diçka më pak se 1000 ndeshje, 12 tituj kampion (pa llogaritur 2 të Juves që ia hoqi Kalçopoli), 3 kupa, 9 superkupa, 1 Ligë të Europës, 1 Superkupë të Europës, 1 Kupë të Botës për klubet. Në total janë 32 tituj, që e rendisin si një nga fituesit më të mëdhenj në histori, jo shumë prapa Mesit apo Ronaldos.

Sfidanti.al