Pak ditë më parë, ish-presidenti I Bajernit, Uli Hënes, u zemërua keqaz me lojtarët bavarezë që festuan si të çmendur fitoren e Bundesligës, ndërsa ishin eliminuar që në çerekfinale të Championsit ndaj Vijarrealit, në atë që u cilësua një dështim I madh. Hënesi kishte të drejtë sepse tek Bajerni festojnë çmendurisht vetëm kur arrijnë maksimumin. Kjo gjë mund të thuhet në formë kritike për Liverpulin, pasi mediat angleze raportojnë se klubi do të organizojë një paradë në qytet edhe nëse nuk e fiton Premier Ligën, dhe edhe nëse humbet finalen në Champions ndaj Realit. Parada do të jetë për Kupën e Anglisë dhe Kupën e Ligës. Diçka që ndoshta vetë trajneri Jurgen Klop duhej ta kishte kundërshtuar pasi në “Anfild”, ashtu si në Mynih, duhet të festojnë vetëm për trofe si kampionati apo Championsi.
Sfidanti.al