Halandi largohet me gol, “Muri i verdhë” i bën nderet e fundit!

Tifozët e Borusias së Dortmundit krijuan një atmosferë tepër emocionuese në javën përmbyllëse të Bundesligës gjermane, dhe kishin arsye. Jo edhe aq për ekipin e tyre (të cilin gjithsesi e duan pafund), por sepse kjo ndaj Hertës së Berlinit ishte ndeshja e fundit e Erling Halandit me fanelën verdhezi. Sidomos të zjarrtë tifozët në tribunën klasike, që njihen si “Muri i verdhë” të cilët brohoritën gjatë dhe i dhanë një përshëndetje të nxehtë sulmuesit norvegjez. Halandi do të kalojë tek Mançester Siti sezonin e ardhshëm, ndërsa e mbylli aventurën në “Signal Iduna Park” (ish-Vestfalenstadion) me 86 gola në 89 ndeshje.

Sfidanti.al