Nuk mund të ketë paqe në Filadelfia, Embijdi sulmon edhe Hardenin

Vitin e kaluar e pagoi Ben Sajmëns (Simmons), që u largua nga ekipi pasi ylli kryesor e kritikoi për mënyrën sesi luajti në ndeshjen vendimtare në të cilën erdhi eliminimi kundër Atlantës. Këtë herë, Zhoel Embijd gjeti një tjetër “armik të brendshëm” edhe pse nuk u shpreh aq ashpër. Ky “armik” e ka emrin Xhejms Harden. Veterani i NBA-së, një nga lojtarët më të talentuar të epokës dhe një nga “mbretërit” e tripikëshit, u cilësia jo në lartësinë e duhur nga kamerunasi. “Ne të gjithë prisnim Hardenin e Hjustonit, – tha Embijdi, – por, nuk ishte ai”. Në të kaluarën, basketbollisti më i mirë i Filadelfias ka kritikuar klubin që vendosi të transferonte pikërisht Xhimi Batlerin, udhëheqësin e Majemit që eliminoi ekipin e tij në gjysmëfinalen e plej ofit në Konferencën Lindore.

Sfidanti.al