Alegri ka të drejtë që kupa është një “tortë” dhe që Dibala luan

Në prag të ndeshjes, këto ditët e fundit, u tha shumë që argjetinasi mund të mos aktivizohej ndonëse ishte sulmuesi më efektiv për golat i Juventusit. Gjithsesi, trajneri Masimiliano Alegri deklaroi në se Paulo Dibala do të jetë në fushë në finalen e Kupës së Italisë, në një nga ndeshjet e fundit me fanelën bardhezi dhe në mundësinë e fundit për të fituar trofe me këtë bluzë. E ardhmja mund të jetë pikërisht te kundërshtari i sotëm, Interi. Për herë të fundit mund të jetë edhe për Xhorxho Kielinin, qoftë për shiritin e kapitenit, qoftë edhe për karrierën si juventin. Alegri dëshiron të fitojë trofeun e parë të ciklit të dytë me Juven, ndërsa ka 13 trofe në 11 vite. “Do të jetë një mbrëmje shumë e bukur, – thotë ai, – na duhet kupa. Sezoni nuk është i keq, përkundrazi, ndërsa kupa nuk është “qershia mbi tortë”, është vetë “torta”. Ka të drejtë Alegri, sepse nuk është fituar asnjë trofe këtë sezon, prandaj kjo është “torta”.

Sfidanti.al