Halandit merr leje për “hallet e veta”, të firmosë për 600 000 euro në javë me Sitin!

Borusia e Dortmundit e konfirmon që sulmuesi norvegjez ka marrë leje dhe nuk ka detyrime ndaj klubit, edhe pse ka ende një javë deri në përfundim të Bundesligës. Verdhezinjtë e kanë siguruar vendin e dytë, ndërsa titullin e ka marrë Bajerni, ndërsa tani ka ardhur koha e transferimeve. Lajmet janë që Halandi nuk ka ndonjë gjë të madhe për të biseduar edhe pse nuk është zyrtarizuar ndonjë akord. Sidoqoftë, besohet se ai është marrë vesh me Mançester Sitin për një kontratë me vlerë 500 000 paundë stërlina në javë, që do të thotë rreth 600 000 euro në javë, apo mbi 31 milionë euro në sezon. Kartoni i Halandit është i përcaktuar nga klauzola që futbollisti vendosi në kontratën me Dortmundin, me ndihmën e agjentit të ndjerë, Mino Raiola, dhe do të jetë rreth 75 milionë euro.

Sfidanti.al