Është e tepruar të bëhet ky krahasim për një skuadër që i jep pilotit kryesor mbi 40 milionë euro në sezon (ndoshta 45), por po flasim për ata që ishin dominues të Formula 1, ndërsa tani po mbeten në bisht. Tek Mercedesi ka nerva dhe gjaknxehtësi, sidomos pas dështimit të bujshëm në provat e së premtes në Çmimin e Madh të Emilia Romanjës në Imola. Ljuis Hamilton, 7 herë kampion i botës, doli vetëm në vendin e 13-të në atë që ishte “pole position”, ndërsa vendi i parë për nisjen e garës përcaktohet me sprintin e së shtunës. Në vend të parë, Maks Verstapen, kampioni i botës me Red Bullin, ndërsa kryesuesi i Botërorit, Sharl Lëklerk i Ferrarit, ishte në vend të dytë. Mercedesi mbeti prapa edhe shumë makinave të tjera dhe nervat shpërthyen në një bisedë të kapur në kamera mes Hamiltonit dhe shefit të ekipit, Toto Volf. Duket se piloti britanik akuzoi për formën e makinës.
Sfidanti.al