Javën e kaluar, pas sfidës së parë çerekfinale në Champions, trajneri i Mançester Sitit deklaroi se “Atletiko luan me skemën 5-5-0, dhe këtë skemë është tepër e vështirë ta sulmosh, që nga kohët prehistorike, edhe sot, edhe në të ardhmen”. Kjo u interpretua se futbolli i praktikuar nga Atletiko e Diego Pablo Simeones, u cilësua nga Pep Guardiola si “stil arkaik dhe parahistorik”, diçka që e theksoi me plot gojën edhe Arrigo Saki. Vetë Simeone nuk deshi të bënte polemika. Në prag të ndeshjes së kthimit që është sot në Madrid, trajneri argjentinas tha se “fjalët janë falas, unë punoj në këtë profesion që nga viti 2005 dhe kur nuk kam pasur mungesë respekti për ndonjë nga kolegët”. Kaq dhe pikë! Padyshim që ishte përgjigja e duhur, pavarësisht nëse futbolli i Simeones pëlqehet apo jo.
Sfidanti.al