“Më pyesni nëse Runi do të jetë sezonin tjetër këtu? Unë nuk e di nëse do të jem vetë këtu javën e ardhshme, si mund ta di një gjë të tillë?” Këto ishin fjalët e Zhoze Murinjos thënë gazetarëve, një ditë para udhëtimit për në Francë, ku të nesër luan ndeshjen e kthimit të Ligës së Europës ndaj Sent Etienit. Mediat britanike shkruajnë se kapiteni i Mançester Junajtidit ka një ofertë prej 35 milionë stërlinash (rreth 42 milionë euro) për të shkuar në Kinë.
Murinjo natyrisht shtoi se do të dëshironte që sulmuesi të vazhdonte të ishte në “Old Traford” edhe pas 13 vitesh shërbimi aty, veçse shprehja e tij ishte që “unë nuk mund ta garantoj këtë”. “Ju duhet të pyesni vetë Runin, – vazhdoi “Mou”, – nëse ai ka dëshirë ta mbyllë karrierën këtu apo të largohet”. Sulmuesi anglez theu pak ditë më parë rekordin e golave për Mançester Junajtidin, mbajtur më parë nga legjenda Sër Bobi Robson, duke hyrë në historinë e klubit.
Sfidanti.al