Bonuçi kërkon falje për zhveshtoren e Italisë: Kemi gabuar!

Shumë vjet më parë, në një Kupë të Botës, ishin tifozët japonezë që morën notën “10 me yll” sepse pastruan tribunat, dhe po ashtu edhe lojtarët pastruan dhomën e zhveshjes. Kombëtarja e Italisë, ndërkaq jo vetëm që u eliminua nga Kupa e Botës, por edhe moti “katër” për sjelljen pikërisht në ambientet e brendshme të stadiumit “Barbera” të Palermos. Pas ndeshjes së humbur 0-1 në plej of me Maqedoninë e Veriut, në rrjetet sociale dolën pamjet e “zhveshtores” (siç e quajti shumë bukur Berat Gjimshiti në konferencën për shtyp pas Spanjës) së Të Kaltërve, që ishte e mbushur me mbeturina, dhe me sende të hedhura përtokë pa kujdes. Ndikimi tek tifozët ishte shumë i keq, dhe veterani Leonardo Bonuçi kërkoi falje në emër të lojtarëve të tjerë. “Gabuam rëndë, – tha ai, – kërkojmë falje. Herën tjetër do të jemi shumë më të kujdesshëm”.

Sfidanti.al