Erikseni: I lumtur që tregova se jam ende futbollist!

Kështu u shpreh lojtari ofensiv i Danimarkës pasi u rikthye në kombëtare, madje duke shënuar gol pas dy minutash në ndeshjen miqësore ndaj Holandës në Amsterdam (2-4).  “Jam i lumtur që munda të tregoj se ende mund të luaj futboll, – tha 30-vjeçari për televizionin holandez, – ndihem sikur kurrë nuk kam qenë larg ekipit. Ishte shumë emocionues kthimi në kombëtare, por unë nuk kam humbur asnjë ndeshje në 10 vitet e fundit, ndaj gjithnjë jam ndjerë si pjesë e familjes. Jam shumë i lumtur për pritjen e tifozëve holandezë, një pritje shumë e nxehtë. Mezi po pres që të luaj në Kupën e Botës”.

Trajneri Kasper Hjelmand e thirri Eriksenin në kombëtare, i bindur se ylli ofensiv do të jetë i rëndësishëm për ekipin, sidomos në Kupën e Botës, dhe ai e tregoi formën që në stërvitje. Pak javë më parë, ish-lojtari i Ajaksit, Totenhemit dhe Interit u kthye në futbollin profesionist duke u bërë pjesë e skuadrës së Premier Ligës angleze, Brentfordit. Pra, është në nivelin më të lartë botëror. Duken si të harruara pamjet e tmerrshme të pasdites së 12 qershorit të vitit të kaluar, kur Erikseni pësoi atak në zemër dhe u shpëtua mrekullisht nga shokët e skuadrës dhe mjekët.

Sfidanti.al