Me sukseset ishin mësuar, por ndoshta jo kaq shumë. Shqipëria shkëlqeu në Kampionatin Ballkanik Master të atletikës në Novo Mesto të Sllovenisë, në konkurrim me veteranët e gadishullit. Kombëtarja e veteranëve bëri një paraqitje shumë të mirë, duke fituar gjithsej 28 medalje, dhe me të drejtë Federata mburret duke thënë se po sfidohet mosha. Më i miri atlet shqiptar në konkurrimin e Gadishullit ishte Bledar Mesi. Sportisti master shkodran fitoi 5 medalje në garat mbi 35 vjeç, duke qenë i veçantë në 1500 metra, ku Shqipëria mori edhe vendin e dytë me Bruno Puqjen. i pandalshëm vrapuesi më i vjetër i Shqipërisë, dhe një nga më veteranët në Ballkan, Nexhat Xhemalçe. Në moshën 86-vjeçare, ai fitoi medalje ari, argjendi dhe bronzi, duke shkëlqyer në garat e 200 metrave dhe të 60 metrave.
Për Shqipërinë këtë herë ishte atleti nga Kosova, doktor Skënder Gashi, që fitoi 4 medalje dhe i përfaqësoi të dy vendet. Edison Kaja triumfoi në garën e 60 metrave me pengesa duke zënë vendin e parë në konkurrimin ballkanas. Rudin Bektashi, njëkohësisht president i Federatës së Veteranëve, doli i treti në garën e 60 metrave me pengesa në moshën e tij, duke fituar medalje bronzi. Ilir Karanxha doli i dyti në 3 000 metra ecje sportive, dhe kjo ishte medalja e parë për ekipin shqiptar. Gilman Drishti fitoi medaljen e bronzit në stafetën 4×200 metra për moshën mbi 60 vjeç. Fadil Hyseni fitoi medaljen e argjendit në stafetën 4×200 metra. Sprintieri Ervin Hysi fitoi 3 medalje në garat e moshës mbi 35 vjeç, duke qenë një nga atletët më të mirë të Ballkanit. Gernat Qirici fitoi medalje bronzi në hedhjen e shtizës Kampionati i radhës i veteranëve në atletikë mbahet në Greqi në shtator.
Sfidanti.al