Kombëtarja ndaj Spanjës, Reja nuk ndryshon skemë, por forcon “bunkerin”!

Sa më shumë afron ora e përballjes, aq më të qarta bëhen gjërat. Trajneri Edi Reja u bë disa ditë që punon me futbollistët e thirrur prej tij për miqësoret ndaj Spanjës e Gjeorgjisë, ndaj edhe italiani duket se po e kristalizon formacionin. Të shtunën në njërin nga stadiumet e Barcelonës, ekipi kuqezi do të dalë me skemën e përhershme të italianit, 3-5-2, veçse me një theks më të madh nga mbrojtja. Pavarësisht nga premtimi i Rejës për t’i bërë presion të lartë Spanjës, sërish shqetësimi është i madh për potencialin sulmues të vendasve.

Në krahë, tekniku ka zgjedhur lojtarë tipikë mbrojtës si Ivan Balliu dhe Elseid Hysaj, të cilët parashikohet të ndihmojnë edhe sulmin, por së pari të pengojnë ofensivën e “Furive të Kuqe”. Treshja e mbrojtjes nuk ka ndryshim, dhe ky është një nga pluset më të mëdha të kombëtares. Ismajli, Gjimshiti e Kumbulla pritet të jenë në fushë, ndërsa kanë luajtur rregullisht në Serinë A, me përjashtim deri diku të Ismajlit. Në mesfushë ka mungesa të rëndësishme, si Abrashi i dëmtuar dhe Nedim Bajrami i sëmurë.

Reja do të provojë titullar një debutues i Kristijan Asllanin e Empolit, në krah të Bares, ndërsa ka balotazh mes Gjasulës e Qazim Laçit. Eksperiment mendohet edhe për sulmin, ku Cikalleshi nuk projektohet titullar. Në fushë, dyshja Broja-Uzuni, ndonëse mendohet edhe për Manajn. Shqipëria luan dy miqësore, në 26 mars në Barcelonë ndaj Spanjës, dhe në 29 në “Arenën Air Albania” kundër Gjeorgjisë.

Formacioni i mundshëm (3-5-2): Berisha – Ismajli Gjimshiti Kumbulla Balliu Bare Asllani Gjasula (Laçi) Hysaj – Broja Uzuni (Manaj).

Sfidanti.al