Nuk janë kohë të mira për vëllezërit Simone dhe Pipo Inzagi!

Në fushën e lojës, si futbollistë, ishin të suksesshëm, sidomos i madhi prej tyre. Gjithsesi, në stol si trajnerë, vëllezërit Inzagi nuk po kalojnë aspak një moment të mirë. Nëse Simone ka arritur fitore tek Lacio, me Interin “nuk po e qullos dot”, dhe është në rrezik për t’u shkarkuar. Zikaltërit po humbasin terren rrezikshëm në garën për titull dhe duket se triumfi i vjetshëm me Konten e Lukakun nuk do të përsëritet. Jo më e mirë gjendja e SuperPipos. Trajneri nuk është më në stolin e Breshës në Serinë B. Presidenti Çelino ka vendosur që ta zëvendësojë me Korinin. Simone ende është në detyrë tek Interi dhe ka ende shpresë për titullin, pra klubi mund të mos nxitohet, por as ai nuk e ka momentin e mirë.

Sfidanti.al