Klopi: Salah ka shanse për Arsenalin, është “kockë e fortë”!

Frika ishte e madhe se sulmuesi kryesor i skuadrës mund të mos ia dilte. Dëmtimi fundjavën e kaluar ndaj Brajtonit u duk serioz dhe Mohamed Salahu ishte me pikëpyetje për ndeshjen e mesjavës, pra të sotmen, ndaj Arsenalit në Premier Ligë. Luhet në orën 21:15 në stadiumin “Emirejts” të Londrës, në “gojën e ujkut” dhe të kuqtë kanë nevojë vetëm për fitoren që t’i afrohen sa më shumë Mançester Sitit që kryeson kampionatin. “Duket se Mo Salah do të jetë i gatshëm për Arsenalin, – thotë trajneri Jurgen Klop, – ai është një “kockë e fortë”. Ai është stërvitur, do ta shikojmë deri në fund, por duket se mund të luajë”. Salah ka 28 gola në sezon, 20 në Premier Ligë, ndërsa Liverpuli do të kërkojë fitoren e 9-të radhazi në kampionat.

Sfidanti.al