Bajerni kërkon 12 pikë epërsi në Bundesligë, por me Hofenhajmin mund të vuajë!

Ndoshta kjo nuk mendohet pas fitores 7-1 në Champions kundër Salcburgut, por gjithsesi udhëtimi pritet i vështirë. Bajerni luan në fushën e Hofenhajmit, ekipit të katërt në renditjen e Bundesligës, dhe trajneri Julian Nagelsman shpreson një fitore që e ngjit në 12 pikë epërsinë ndaj Dortmundit të vendit të dytë (që do të luajë më vonë). Për fat, bavarezët kanë më pak mungesa se më parë, sepse Manuel Nojeri u kthye në portë, edhe pse Gorecka, Toliso dhe Dejvis pritet të mungojnë përsëri. Sulmuesit bavarezë duken në formë, me Levandovskin, Mylerin, Gnabrinë dhe Komanin që shënuan kundër austriakëve. Hofenhajmi do të synojë fitoren e 5-të radhazi, një rekord për ekipin, ndërsa Levandovski e ka këtë rival si “viktimë” të preferuar sepse ka shënuar 14 gola në 23 ndeshje ndaj tij.

Formacioni i mundshëm: Nojer, Pavar, Zyle, Hernandez, Kimih, Musiala, Gnabri, Myler, Sane, Koman, Levandovski.

Sfidanti.al