Çelsi fiton, por papritur në Angli kanë zbuluar se paratë e Abramoviçit janë … të pista!

Parajsat fiskale që janë kryesisht anglo-amerikane për momentin janë harruar, ashtu si edhe perandoritë e dikurshme koloniale që lejonin aristokracinë në Londër të pinte e lumtur çajin në orën 5 pasdite. Janë harruar kontratat e gjigandëve ndërkombëtarë, kryesisht me qendër në Nju Jork apo Londër, që nxirrnin miliarda nga vendet e botës së tretë duke blerë qeveritë me një grusht para. Për momentin, “artileria e propagandës” është drejtuar tek Çelsi i Londrës dhe paratë e pista (që mund të jenë vërtet ashtu) të miliarderit Roman Abramoviç. Klubi anglez është i dënuar “të vdesë” pasi qeveria britanike dënoi Abramoviçin dhe nuk mund të bëhen veprime financiare, të shiten bileta, të shiten sendet në shitoret e klubit, të ketë transferime etj. Tabloidët britanikë, që e hedhin hapin sipas trumpetës së luftës së lobeve financiare londineze, zbuluan më në fund “papastërtinë” e parave të Abramoviçit, a thua se duhej lufta në Ukrainë për këtë, dhe a thua se paratë e pista nuk dolën nga lufta e Irakut! Gjithsesi, Çelsi vazhdoi me fitoret dhe truimfoi mbrëmë 3-1 në fushën e Noruiçit duke mbajtur fort vendin e tretë në Premier Ligë.

Sfidanti.al